Christophe Galtier foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes jashtë fushe në Châteauroux. Pyetja për kushtet e Messi-t dhe nderimi i mundshëm për argjentinasin në Parc des Princes ishte e pashmangshme:
“Leo u stërvit dje dhe sot, por ai nuk do të luajë nesër. Ne po sigurohemi që të jetë gati për ndeshjen e radhës, do të jemi shumë të vëmendshëm ndaj asaj që bën. Nderimi? Ishte e rëndësishme që ai u festua nga të gjithë lojtarët në qendrën tonë sportive. Ai u prek nga kjo festë.
“A do të ketë një tjetër në stadium? Do të shohim se kur do të luajë ndeshjen e tij të radhës, por nuk ka asnjë kërkesë apo nevojë që Leo të festohet. Shpresoj që ai të festohet nga tifozët tanë, nuk ka pse të mos e ndodh kjo”.
Mungon Neymar: “Mungesa e Neymar ishte planifikuar, si ajo e të gjithë lojtarëve të pranishëm në Kupën e Botës. Ne kishim vendosur që ai të trajtonte ndrydhjen e kyçit të këmbës gjatë kësaj periudhe. Ai donte të luante në kampionat, por u skualifikua.”