Aktori Amos Mujo Zaharia ka treguar në shtëpinë e “Big Brother VIP” eksperiencën e tij me ish-të dashurën në kohën që punonte në televizion, ku ka zbuluar vendet më të çuditshme ku kanë kryer marrëdhënie seksuale.
Teksa po bisedonte me Mikelën, Amos tregon: “Kur punoja në tv na rastisi të lëvizim nëpër gjithë Shqipërinë. Erdhi një pikë që nuk ishim më kolegë dhe nuk kemi lënë cep të Shqipërisë pa bërë dashuri.
Në stadium, në tren, në ashensor, në banjo lokali, edhe te Lana madje. Në vendet nga më të çuditshmet, në majë të Llogarasë se na u prish autobusi ishte ora 1 e natës.
Zbritëm nga autobusi përfituam nga rasti, u shkëputëm nga turma, ishte një qiell që s’kishte pikë drite dhe qielli ishte yll”.