Juventusi i Allegrit duhet të mendojë për fushën. Në “Allianz Stadium” nesër do të jetë përballë Atalanta, por pas penalizimit me 15 pikë nga Gjykata federale kjo ndeshje merr një tjetër domethënie për bardhezinjtë.

“Ky është momenti që të bashkohemi, të punojmë me një profil të ulët dhe në qetësi, duke nisur që nga sfida ndaj Atalantës. Me penalizimin prej -15 pikësh nuk ndryshon asgjë, në fushë duhet të japim maksimumin”, ka thënë trajneri i Juventusit.

Në lidhje me vendimin e gjykatës tekniku i ka kaluar topin klubit: “Për momentin situata është kështu, ky është një fakt. Ne duhet të bëjmë sa më mirë që të jetë e mundur, sepse vetëm një gjë nuk dua, ose më saktë të gjendemi pas 2 muajsh (kohë kur Coni do të konfirmojë dënimin me -15 pikë ose do ti heqë) me keqardhje”.