Një arbitër gjerman ka bërë një propozim të fortë në këtë fillim viti në lidhje me rregullat e gjykimit në futboll. Futbolli po ndryshon, por modifikimet që ka në mendje Patrick Ittrich i gjen të papërgatitur autoritet që mund të propozime për ndryshime të rregullores.

“Kur një gjyqtar është i rrethuar nga shumë lojtarë, duhet t’u tregojë të gjithëve kartonin e kuq. A luajnë ata shtatë kundër dhjetë? Kjo do të ishte mirë për mua”. Patrick Ittrich nuk është marrë vetëm me çështjen e protestave. Një nga problemet që ai kërkon t’i japë zgjidhje përfundimtare është simulimi në futboll.

“Nëse një lojtar rrokulliset tri herë në tokë dhe ka nevojë për një mjek, t’i jepet ndihma, por duhet të qëndrojë jashtë për tri minuta”. Arbitri i Bundesligës propozon rregulla nga sporte të tjera si basketbolli. Për Ittrich, numri i gabimeve taktike që ndodhin gjatë një ndeshjeje futbolli duhet të reduktohet ndjeshëm:

“Për një faull taktik në mesfushë, duhet të jepet një goditje e lirë 17 metra larg portës”. Është mjaft e vështirë të imagjinohet se të gjitha këto masa mund të zbatohen në botën e futbollit, për sa kohë nuk por zgjidhen probleme të tjera si prekja me dorë brenda zonës apo koha efektikve.

Patrick Ittrich ka arbitruar tri ndeshje të Bundesligës këtë sezon dhe një në Kategorinë e Dytë Gjermane ku ka treguar dhjetë kartonë të verdhë dhe asnjë të kuq. Hera e fundit që ai përjashtoi një lojtar ishte pothuajse një vit më parë në Hertha Berlin – RB Leizpig 1-6. Një tjetër zgjidhje e tij për të shmangur sulmet verbale nga lojtarët është “ta dërgojë lojtarin jashtë për 10 minuta për t’u qetësuar”.