Në stadiumin “via del Mare”, Lecce dhe Milan barazuan 2-2 për javën e 18-të në Serie A. Ndeshja nisi “malore” për kuqezinjtë e Piolit, teksa Lecce shënoi dy herë në minutat e para të sfidës. Qysh në minutën e tretë, Theo Hernandez dërgoi topin në rrjetën e tij, me vendasit që morën avantazhin. Lecce do gjente golin e dytë me Baschirotto në minutën e 23, teksa pjesa e dytë foli për Milanin.

Leao në minutën e 58 rihapi ndeshjen, ndërsa Calabria vendosi barazimin në minutën e 71. Pas barazimit me Romën, kjo ishte ndeshja e dytë që kuqezinjtë nuk marrin tri pikët, duke qëndruar në vendin e dytë me 38 pikë, nëntë më pak se Napoli kryesues. Nga ana tjetër, Lecce me 20 pikë mban vendin e 12-të.