Gazeta “Rilindja Demokratike”, e cila nuk ekziston më, shënon sot 32-vjetorin e themelimit të saj.
Me këtë rast, Partia Demokratike organizoi një ceremoni, por në këtë ditë të rëndësishme për “Rilindjen Demokratike”, mungonte Sali Berisha. Në fillim të ceremonisë, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi deklaroi se ish-kryeministri Berisha ishte me grip, ndaj edhe nuk ishte i pranishëm në ceremoni.
“Më bie privilegji t’ju drejtohem juve sot në këtë përvjetor të 32-të të Rilindjes Demokratike, t’ju përcjell urimet më të mira nga Sali Berisha, kryetar i PD-së, i cili sot për arsye të një gripi, nuk arriti të na bashkohet sot këtu” – tha Bylykbashi.