Dhjetëra mijëra persona në Brazil dolën në rrugë për të protestuar pro-demokracisë, në një kundërpërgjigje ndaj sulmit në Kongres nga mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro.Në qytetin më të madh të vendit, Sao Paulo, turmat brohorisnin se Bolsonaro duhet të shkojë në burg, sipas BBC.
Rreth 1500 persona janë arrestuar gjatë trazirave të së dielës në kryeqytetin Brasilia, që tronditën vendin, por dhe mbarë komunitetin ndërkombëtare. Trazirat erdhën një javë pasi presidenti Luiz Inacio Lula da Silva u betua dhe mori detyre pas zgjedhjeve të tetorit që ndanë Brazilin.
Të hënën në mbrëmje, lideri i ri 77-vjeçar vizitoi ndërtesat e dëmtuara të Kongresit, pallatit presidencial dhe Gjykatës së Lartë së bashku me guvernatorët e vendit, duke dënuar aktet terroriste.
Jair Bolsonaro nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhje. Ai aktualisht ndodhet në SHBA, ku raportohet se është shtruar në një spital. Autoritetet amerikane deklaruan më herët se nuk kanë një kërkesë zyrtare nga Brazili për ekstradimin e tij.