Cristiano Ronaldo është larguar nga Manchester United pas një periudhe të vështirë dhe është transferuar në Arabinë Saudite për të nënshkruar me Al Nassr.
Eric Cantona, i cili doli në pension pak para se të mbushte 31 vjeç, beson se Ronaldo është një lloj futbollisti shumë i ndryshëm për të, pasi portugezi nuk është i gatshëm të pranojë që po humbet aftësitë e tij me moshën.
“Ai u kthye këtu dhe Manchester United nuk ishte Manchester United, dhe ndonjëherë ai nuk e kupton se gjërat ndryshuan. Mendoj se keni lloje lojtarësh në fund të karrierës së tyre. Unë vendosa të tërhiqem i ri, kjo është tjetër gjë. Ai po dëshiron të luajë deri në moshën 40-vjeçare.
Ju keni dy lloje lojtarësh. Keni atë që dëshiron të luajë çdo ndeshje, sepse ende mendojnë se janë 25 vjeç dhe ata që e kuptojnë që nuk janë më në atë moshë, por që mundohen të ndihmojnë të rinjtë. Ata e dinë se nuk do të luajnë çdo ndeshje, e dinë se do të luajnë disa prej tyre, por pjesa e tyre duhet të ndihmojnë të rinjtë, siç bën Zlatan Ibrahimoviç te Milan, apo dikur Giggs dhe Maldini.
Unë mendoj se Ronaldo ende nuk e kupton që nuk është më 25 vjeç. Ai është thjesht më i vjetër dhe duhet ta kishte kuptuar se në vend që të dojë të luajë çdo ndeshje, duhet të mendojë që nuk është më 25 vjeç dhe të ndihmojë lojtarët e rinj.