Chelsea raportohet se e ka dërguar tashmë ofertën zyrtare te Benfica për transferimin e Enzo Fernandezit. Sipas gazetarit të njohur nga “The Athletic”, David Ornstein, oferta e dërguar është me vlerë prej 120 milionë eurosh. Në fakt, ky çmim edhe është i vendosur në klauzolën e lirimit të Fernandezit në kontratën e tij aktuale që ka me Benfican.
Chelsea thuhet se po këmbëngul për të përfunduar marrëveshjen brenda këtij afati kalimtar dimëror, por ende nuk ka ndonjë rezultat. 22-vjeçari është objektivi kryesor i “Bluve” që nga fillimi i këtij muaji, teksa bisedimet mes palëve nuk u ndalën asnjëherë. Me transferimin e tij brenda këtyre ditëve të fundit të janarit, Chelsea synon që të shmang konkurrencën e mundshme për transferimin e argjentinasit në afatin kalimtar të verës. Ndryshe, Enzo Fernandez me Benfican ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.