Dy ndeshjet e radhës, kundër Fulham dhe Crystal Palace, priten të jenë përcaktuese për trajnerin e Chelsea, Graham Potter. Situata nuk është pozitive, pasi të gjithë shifrat flasin kundër trajnerit, madje po bën edhe më keq se Tuchel, i shkarkuar për mungesë rezultatesh.

Potter firmosi me Chelsea një kontratë deri në 2027, por palët mund të ndahen shumë më shpejt, duke parë që edhe tifozët kanë dalë kundër Potter.

Klubi i Chelsea nuk ka reaguar për momentin në lidhje me trajnerin Potter, por sipas mediave, nëse blutë nuk marrin 6 pikë në dy ndeshjet e radhës, trajnerit e pret shkarkimi.