E ftuar në Vila24 numerologia Liza Gjika ka parashikuar secilën shenjë zodiakale për vitin 2023 ku zbuloi se cilat shenjat do ndikohen nga lëvizjet e Jupiterit.

“Numri i vitit 2023 është 7. Do kemi shumë lëvizje të mëdha sepse vetë numri 7 është numri i ajrit, numri i lëvizjeve. Numri 7 është harmonik dhe lëvizja ka filluar që në vitin 2022. Lëvizje nga ana profesionale, nga aty ku jemi në një vend tjetër, në jetën personale. Këtë vit të gjitha shenjat do prekin ëndrrat që kanë ose do i realizojnë ëndrrat e tyre. Një vit me aventura pasi ky vit është shigjetar. Jupiteribën lëvizje duke shkuar te Dashi, prandaj duhet të kemi shumë kujdes në mënyrën e komunikimit, një pakënaqësi shumë e vogël mund të na prish shumë punë në mënyrën sesi do e përdorim fjalën. Më kujdes nga lëvizja e Jupiterit duhet të kenë më shumë Dashi, Peshorja, Shigjetari dhe Akrepi.