Darka sqaruese mes Luizit dhe Teas u komentua edhe nga Zhaklin Lekatari.
Zhaklina: Mua më pëlqeu shumë darka. Dhe kjo batuta që bërë ti tani, konfirmon që mes jush ka një tension që ka nisur që prej hyrjes tuaj në Big Brother. Ka një tension. Unë e ndjej. Mu duk Luizi sikur u vendos me shpatulla pas muri. Kur Tea të tha a je vërtëtë ti ky, apo po bën një lojë? Ti po deklaron strategjinë tënde. Pas 2-3 pyetjeve, kur të tha pse nuk e merr Kiarën dhe del, unë të pash në vështirësi. Ju e kuptoni në heshje njëri-tjetrin.
Luiz: Është e vërtëtë, unë skuqem, kur nuk e kam një përgjigje. Edhe tani ndihem në siklet. Unë Kiarën e kam njohur këtu brenda dhe nuk e di çfarë do bëj, nëse njëri nga ne del nga shtëpia. Nuk e di si do sillem nëse Kiara nuk do jetë më këtu. Ndihem jashtëzakonisht mirë me Kiarën brenda.
Zhaklina: Nuk ishte kjo pyetja. Kiara nuk më duket se të është larguar.
Luiz: Ajo që unë them, është se ajo ka filluar të më ndjej goxha.
Zhaklina: Unë në atë darkë, pash pasiguri. Pres më shumë nga ty Luiz. Mund t’i kërkosh Big Brother, një darkë mes teje dhe Kiarës.
Luiz: A e more vesh Vëllai i Madh?
Zhaklina: Si ma vërteton që nuk po luan me Kiarën?
Luiz: Unë nuk po luaj me Kiarën. Të betohem me gjithë shpirt. Unë them më fusni një prift dhe martohem direkt me Kiarën në shtëpi. Në qoftë se ka një njeri që është i paduruesëm këtu, jam unë. Unë kërkoj vetëm të mos e vendosim më nën presion, ju lutem. Fjalë të tjera nuk di çfarë t’ju them.