Një deklaratë skandaloze e Kejvina Kthellës u tha në transmetim live gjatë mbrëmjes së djeshme kundrejt Luizit, u kalua lehtësisht si nga banorët ashtu dhe nga Arbana sepse “ajo ishte me nerva” në ato momente.
Gjatë gjithë mbrëmjes, Kejvina po sulmonte këngëtarin për mënyrën se si ai i drejtohet banorëve të tjerë.
Por, debati i ashpër nisi nga një ofendim i Kejvinës për Luizin, e cila iu drejtua duke i thënë që “e vetmja gjë e bukur që ka është kostumi”, për të vijuar më tej me një përgjigje nga ai dhe më pas ofendime nga Kejvina.
Në një moment Kejvina arriti deri në atë pikë sa i përmendi Luizit babain, i cili nuk jeton më. Banorja e “BBV” i drejtohet më shumë se një herë Luizit me fjalët: “Unë e kam në jetë babain zemra, e kam ende gjallë.”
Luizi vendosi të mos i përgjigjet Kejvinës për këtë deklaratë që kalon çdo kufi , ndërsa banorët e tjerë ishin të shpejtë për ta “justifikuar” dhe mbështetur modelen sepse “ishte shumë e nxehur.” Ofendimet nuk mbaruan me kaq, pasi Kejvina vijoi duke iu drejtuar Luizit për sëmundjen, e quajti “të pisët”, “copë mishi me dy sy” dhe njeri që “nuk meriton të marrë frymë.”
“Mos harro se unë e kam babain gjallë, nuk më ka vdekur. Do të dalin ato piset që ke nëpër fyt, pisanjos. Flen me ato këpucët te hundët. Nuk më intereson fare. Nuk ka shans jo Luizi por 100 Luiza bashkë. Të jem jo në tv, por në qiell. Tipat si ky mua më mbajnë çantat jashtë. Ta marrin si të duan nuk më intereson fare. Burracak. Të arrijë deri në këtë pikë nuk meriton as të marrë frymë. Ky është shembulli më i keq i shoqërisë. Nëse kjo situatë tejkalohet unë urgjent me keqardhjen më të madhe largohen nga emisioni direkte. Të më vijë një copë njeri me dy sy këtu, nuk më intereson fare”, u shpreh Kejvina.
Arbana mori pas kësaj Luizin në dhomën e rrëfimit për t’i tërhequr vëmendje për “fjalorin dhe sjelljet” dhe të gjithë banorët e tjerë nuk u kursyen me “opinionet” kundër tij. Arbana paralajmëroi më pas edhe Kejvinën edhe banorët e tjerë.