Dy përfaqësues të Ambasadës së Kenias në Itali kanë mbërritur në Shqipëri për të vizituar 22-vjeçaren keniane Joy, e cila u dhunua barbarisht disa muaj më parë dhe rrethanat e ngjarjes nuk janë zbuluar ende.

Dy përfaqësuesit u deleguan nga vetë ambasadori dhe mbërritën në vendin tonë pasditen e së martës (10 janar) për të vizituar Joy në spitalin ku po trajtohet.