Dashi- 5 Yje. Dashi çlirohet nga Mërkuri i kundërt, ky është një çlirim i mrekullueshëm.

Do ecin në karrierë do fillojnë të marrin rezultate me hënën e re në Ujor. Do kenë kujdes ditët e para, hijezimi i diellit me Plutonin nuk më pëlqen fare, jo vetëm për Dashin, por për asnjë. Nëse ka situata që do i jepen fund, tani do i jepen fund.

Demi- 3 Yje. Janë në një moment më të qetë me largimin e Mërkurit të kundërt, ka ikur edhe Marsi i kundërt në Binjak që i kufizonte nga ana ekonomike.

Fillon një relaksim Demin, ndihem më të qetë në këtë periudhë dhe do e shijojnë hënën e re në Ujor, për një çështje puna.
Binjaket- 4 Yje. U çliruan binjakët nga Marsi i kundërt në shenjën e tyre, keqkuptoheshin, çdo gjë që fillonte mbaronte keq.

Tani forca përpara, Marsi në shenjën e tyre i bën më luftarak dhe mund të bëjnë gjëra.

Gaforrja- 2 Yje. Ngelet me dy yje, sepse Mërkuri është përballë shenjës së tyre.

Dielli me Plutonin përballë shenjës së tyre në Bricjap do të thotë se duhet të kenë kujdes në marrëdhëniet bashkëshortore, në marrëdhënie të rëndësishme, në çështje shëndetësore.

Luani- 3 Yje. Do fillojnë përmirësimin pas datës 20 e tutje, sepse hëna e re përballë shenjës së tyre në ujor u jep një zhvillim të madh në jetën e tyre, por janë çliruar edhe nga Marsi i kundërt në Binjakë i cili i hap më shumë shoqërinë, qëllimet, dashurinë, flirtet.

Kujdes në çështjet shëndetësore, se do keni disa problematika.

Virgjëresha- 4 Yje. Ikën Marsi i kundërt në Binjakë që i kushtëzonte në disa çështje që kanë të bëjnë me karrierën dhe me shtetin, ikën edhe Mërkuri i kundërt në Bricjapë.

Fillojnë dashuritë, planet e bukura. Ikin keqkuptimet.

Peshorja- 3 Yje. Janë një nga shenjat kardinale të cilat do çlirohen nga Marsi i kundërt në binjakë, sidomos me jashtë shtetit.

Duhet të presion datën 18 për të rezervuar, për të marrë një udhëtim apo rezervim, sepse gjërat nuk janë aq keq, dashuria fillon pas datës 20-21 për Peshoren.

Akrepi- 3 Yje. Fillojnë shpenzimet ekonomike. Ikën ngecja në çështjet ekonomike, ikën edhe Mërkuri i kundërt, do kenë një pamje më të qartë të strategjive të tyre. Kontaktet e tyre pas datës 18 do jenë më të suksesshme.

Shigjetarët- 4-Yje. Shigjetari është gjithmonë me shumë yje në këtë periudhë.

Ata Janë të dashuruar, janë në qejf, kanë optimizëm dhe ikën edhe Marsi i kundërt përballë shenjës së tyre.

Do dinë me kë kundërshtar kanë të bëjnë, kjo është shumë e rëndësishme.

Bricjapi- 3 Yje. Janë në ditë të vështira, dielli takohet me Plutonin në shenjën e tyre, nuk është një takim i bukur.

Do kenë shumë kujdes, errësohen disa projekte.

Një gjë e mirë është se Mërkuri është në shenjën e tyre dhe nuk do jetë më i kundërt pas datës 18 dhe do i favorizoj në komunikim.

Ujori- 5 Yje. Do kenë Hënë e re në shenjën e tyre. është hëna e re e parë e këtij viti.

Është shumë optimiste, do i bëjë më luftarak dhe më të këndshëm do sjellë një ndryshim në jetën e tyre. Prapaskenat do lehtësohen pas datës 18.

Peshqit- 3 Yje. Peshqit kanë 3 yje, sepse Peshqit në një çështje në shtëpie, familjare kanë pasur pengesa, do çlirohen nga Marsi i kundërt, por do ngelet momenti i vështirë i një stresi dhe i një konflikti.