U duk sikur i vendosi barriera Luizit, ‘dorëzohet’ Kiara Tito.
Mbrëmjen e shkuar, fitorja e ‘The Voice of BBV’ bëri që Luizi me Efin të futeshin në një dhomë vetëm pa banorët e tjerë.
Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Luizit që do të jetë deri të martën larg Kiarës. Sapo mbaroi spektakli, Kiara u afrua te dera për të folur me Luizin e për t’i thënë që ka mbetur vetëm. Ndërsa në një bisedë me Diolën u shpreh se mund të ndodhë diçka me të.
Ndërkohë, Luizit dhe Efit do t’u duhet të kujdesen për një foshnje (kukull), duke mos patur asnjë komunikim me pjesën tjetër të banorëve të shtëpisë.
Çdo mënyrë kontakti me banorët, do t’i penalizojë Luizin dhe Efin duke zbritur 2000€ nga çmimi i madh. Megjithatë, deri të martën ata do të kenë imunitet në shtëpi dhe s’mund të nominohen nga të tjerët.