Paulo Dybala, në dëshminë e tij për aferën e pagave, flet për një marrëveshje ndryshe nga njoftimi zyrtar për shtyp, siç raporton “Sportitalia”. Fjalët e argjentinasit nuk duket se janë tamam një asistim për mbrojtjen e bardhezinjve, duke koplikuar më tej të ardhmen e Juventusit në lidhje me ligin.
“Më kujtohet se kemi marrë vendimin të vendosim së bashku, domethënë të pranojmë ose jo propozimin, por ta bëjmë të gjithë së bashku. Nuk mbaj mend të kem folur personalisht për këtë me Paraticin dhe Nedved.
Ajo që mbaj mend ishte se kishte dalë një deklaratë për shtyp. Shumë njerëz mendonin se ne kishim hequr dorë nga katër muaj dhe askush nuk e dinte në atë kohë se do të kishim marrë tre muaj, por e paguanim më vonë. Duke lexuar njoftimin nuk është marrëveshja që kemi arritur, thonë që ne hoqëm dorë për pagën e katër muajve, por nuk thotë se kemi pasur një marrëveshje për rrogën e tre muajve, e cila ishte e sigurtë”, thotë Dybala.