Duket se e ardhmja e Graham Poter te Çelsi nuk do të jetë shumë e gjatë, pasi rezultatet e kanë bërë atë trajnerin më të dobët në 30 vitet e fundit te “Blutë”.
Siç raporton “The Sun”, Tod Bohlit po i “soset” durimi me anglezin dhe ka nisur menjëherë punën për ta zëvendësuar.
Prestigjiozja britanike raporton se emri më i mundshëm është ai i Mauricio Poçetinos.
Ish-trajneri i Totenhemit është i gatshëm që të marrë dhe njëherë drejtimin e një skuadre në Premier Ligë, që pas një aventure të dobët te PSG.