Antonio Konte nuk do të jetë më trajneri i Totenhemit dhe kjo gjë është konfirmuar nga vetë palët, me italianin që do të largohet në fund të sezonit.
Spërsat janë hedhur menjëherë në kërkim të një zëvendësuesi dhe duket se në orbitën e tyre ndodhet një tjetër italian.
Bëhet fjalë për Mauricio Sarrin, i cili po kalon një periudhë mjaft të mirë te Lacio.
Nëse ky operacion do të kryhej me sukses, atëherë Sarri do të bëhej kështu i treti ish-trajner i Çelsit që merr drejtimin e Totenhemit në 4 vitet e fundit, pas Zhoze Murinjos dhe Antonio Kontes.