Olta Gixhari është një nga konkurrentet e këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania. Edhe pse ka pak ditë që ka nisur, aktorja është një nga banoret më të komentuara, kjo edhe për shkak të debateve të forta në shtëpi, ku ajo ka qenë një nga protagonistet kryesore.
Por ditën e sotme, Olta është përlotur teksa ka folur për të birin, Amarin, i cili jeton me të atin në Spanjë. Në një bisedë me Kiarën, aktorja u shpreh se do të donte të dinte reagimin e saj kur e sheh të ëmën në televizor. Më tej ajo tregon se përpara se të futej në Big Brother, ai u lidh edhe më shumë me Oltën.
“Nuk e di si sillet kur më kërkon, se si e kalon kur nuk më sheh në shtëpi. Para se të vija këtu ai pati një lidhje edhe më të madhe me mua, sikur e ndjente që do ikja”, i tregoi ajo Kiarës e përlotur. Kujtojmë që Olta është në nominim këtë javë, përballë Gent Hazizit dhe Armaldo Kllogjerit.
Në një bisedë me Kristin dhe Ronaldon, ajo u shpreh se ka bindjen që do të largohet nga shtëpia këtë të martë. Këtë mendim të sajin e mbështeti edhe Kristi, i cili i tha troç se ajo ka shumë shanse të dalë.
Olta: Unë jam e bindur që do dal nesër!
Ronaldo: Po tallet!
Kristi: Tani të them të vërtetën, ka shumë shanse!