U martuan me një dasmë përrallore vitin e kaluar, por prej kohësh po qarkullojnë thashetheme se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck mund të kenë një krisje. Gjërat mes të dyve duket se po shkojnë mirë, pasi duken të lumtur në imazhet që fotografët kanë kapur prej tyre, megjithatë, një fallxhore ka bërë një parashikim jo fort të mirë për çiftin. Mhoni Vidente, e famshme për parashikimet për personazhet e famshëm, ka treguar se mes këngëtares dhe aktorit ekziston një dashuri e sinqertë dhe nuk do të jetë mungesa e ndjenjës ajo që do të shkaktojë prishje në martesë.

Sipas parashikueses problemet që ka Lopez janë të natyrës familjare dhe janë për faktin se dikush që e ka zili i ka bërë asaj magji, e cila do të shkaktojë fundin e martesës së saj me Affleck.

Mhoni dha detaje të parashikimit të saj, duke theksuar se fëmijët e JLo, Max dhe Emme, produkt i martesës së saj me Marc Anthony, do të konfliktohen me tre fëmijët që Ben Affleck pati me Jennifer Garner: Violet, Seraphine dhe Samuel. Sipas parashikueses, kjo situatë do ta kompleksojë lidhjen e tyre, e cila përfundimisht do të çojë në divorcin e tyre.