Dashi
Partneri do jene gjate gjithë kohës ne anën tuaj sot dhe do mundohet me sa te mundet t’ua plotësojë te gjitha dëshirat. E rëndësishme është qe emocionet do shtohen fuqishëm ne mesdite. Beqaret do kenë një tërheqje te fort nga dikush dhe nuk do presin shume për te filluar edhe një lidhje pasionante. Sektori i financave do ketë një transformim rrënjësor e pozitiv.
Demi
Jetës tuaj ne çift nuk do i mungojnë momentet interesante sot. Për asnjë moment nuk do qëndroni ne heshtje me partnerin tuaj, përkundrazi do flisni me zë te larte dhe do i shprehni te gjitha ndjenjat dhe idetë. Beqaret do jene me euforike pasi te takojnë pasdite dike. Ne planin financiar ka rrezik qe Plutoni te ndikoje negativisht dhe te sjelle goxha probleme.
Binjaket
Dite e ndryshme nga ato qe keni kaluar kohet e fundit ju te dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do jete e veçante dhe do zbuloni edhe disa ane te reja te tij qe do ju bëjnë ta adhuroni akoma me shume. Beqaret nuk do preferojnë te bëjnë ndryshime edhe për pak kohe kështu qe do i refuzojnë te gjitha ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe sepse mund te pendoheni.
Gaforrja
Edhe pse presioni nga jashtë do jete shume i madh gjate kësaj dite, ju nuk do i dëgjoni aspak te tjerët dhe do bëni gjithçka qe dëshironi. Partneri do jete me i çiltër dhe do dije edhe t’iu surprizoje. Beqaret nuk do dine si ta joshin atë qe pëlqejnë dhe ka rrezik qe ai t’iu ike nga duart. Ne planin financiar fati do jete me shumice dhe gjendja do vije shume shpejt duke u normalizuar.
Luani
Dite e shkëlqyer do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjate gjithë kohës do përjetoni emocione te forta dhe do i harroni problemet qe keni pasur me herët. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje, por miqtë nuk do i lënë asnjë moment vetëm qe ata te mërziten. Buxhetin do mundoheni fort ta ekuilibroni, por për fat te keq nuk do ja arrini dot.
Virgjeresha
Dite shume e tensionuar do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjate gjithë kohës do keni debate te forta me partnerin dhe nuk do ndiheni mire për asnjë çast. Beqaret nuk do jene ne humor te mire dhe do tentojnë te hedhin asnjë hap. Financat do jene plotësisht te paqëndrueshme dhe nuk do ju dalin paratë as për te kryer shpenzimet me te nevojshme.
Peshorja
Dite aspak e qete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne shume momente do debatoni ashpër me atë qe keni ne krah dhe do mërziteni. Beqaret do bëjnë mire te rikthehen ne realitet dhe te mos ëndërrojnë me shume nga sa duhet sepse mund te lëndohen. Ne planin financiar do përballeni me goxha vështirësi dhe do duhet te paguani fatura te majme ne këtë sektor.
Akrepi
Nuk do silleni aspak mire me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe kjo mund te sjelle probleme e debate ndërmjet jush. Tregohuni gjithë kohës me te matur dhe me te kujdesshëm me fjalët dhe me gjestet. Beqaret nuk do jete e nevojshme te bëjnë asgjë për ta ndryshuar statusin sepse për gjithçka do mendojnë yjet. Financat nuk do jene ashtu si ju do i dëshironit dhe ne disa momente mund te ndiheni edhe keq kur t’iu duhet te shpenzoni.
Shigjetari
Sot do përballeni me surpriza te jashtëzakonshme ju te dashuruarit. Çdo çast i kaluar pranë partnerit do jete aq i bukur saqë shpesh do ju duket vetja si neper ëndrra. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim interesant. Nuk ka ardhur ende dita me e favorshme për ta. Me financat duhet te ndiqni strategji strikte ne mënyrë qe te mos keni probleme.
Bricjapi
Orët e para te mëngjesit nuk do jene shume te mira për jetën tuaj ne çift sot, por me kalimin e kohës situata do filloje te normalizohet. Beqaret duhet te mjaftohen edhe vetëm me ndonjë njohje dhe nuk duhet te kërkojnë menjëherë te fillojnë lidhje. Gjendja e financave do filloje dalëngadalë te stabilizohet, kjo edhe fale mbështetjes se disa te afërmve.
Ujori
Juve qe jeni ne një lidhje sot do ju pëlqejnë gjerat e çmendura dhe mund te ndërmerrni edhe rreziqe vetëm për te përjetuar sa me shume emocione. Beqaret nuk duhet te hedhin hapa te nxituara sepse përndryshe situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe mund te lëndohen. Shpenzimet kryejini gjate gjithë kohës me kujdes dhe gjendja ka për te mbetur e mire.
Peshqit
Kujdes me autoritetin e tepruar sot ju te dashuruarit sepse kjo gjë mund te sjelle probleme serioze ne çift. Askush nuk është perfekt dhe kushdo mund te gaboje ndonjëherë. Beqaret do fillojnë te bëjnë plane serioze menjëherë pasi te takojnë dite ne orët e mesditës. Ne planin financiar do jeni ambicioze dhe te vendosur ta përmirësoni situatën. Gjendja mund te përmirësohet.