Reali ka mundur në “Bernabeu” Atletikon e Madridit, me rezultatin 3-1, për të siguruar një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.
Skuadra e Simeones e nisi mjaft mirë sfidën duke kaluar në avantazh në minutën e 19’ me Alvaro Moratën.
Por në minutën e 79’, ishte Rodrigo i cili me një supergol rivendosi baraspeshën.
Më pas në kohën shtesë, ishin Benzema dhe Vinicius që vulosën fitoren për Realin.
REZULTATI:
REAL MADRID 3-1 ATLETIKO MADRID