Moderatorja Fjoralba Ponari ka reaguar ashpër ndaj banorëve të “Big Brother VIP”.
Përmes një postimi në Instastory, Fjoralba shprehet se gjendja në shtëpi është e mjerueshme dhe i krahason banorët me kopetë.
“…gjendja aty është e mjerueshme dhe aspak njerëzore. Të vesh në tabelë qitje një individ me justifikimin që po “e dënon” aq më tepër në kope (po, po kope, sepse vetëm cilin nuk po tregohen ata aty) nuk është fare njerëzore dhe jep shembull më të shëmtuar, jo qytetar të mundshëm për të gjithë ata që i ndjekin e influencohen nga ekrani. Dhuna verbale dhe fizike pa dallime gjinore është absolutisht e patolerueshme dhe e pajustifikueshme! Komunikimi sikur janë në kohën e shpellave, rrahin gjoksin, ulërain, qëllojnë. Intelektin as po lodhem ta komentoj, se që kur ja jep me sa ken ë kokë në vend që të argumentosh, e ke humbur diskutimin. Ky BB po tregon fytyrën më të shëmtuar të disa prej stereotipeve të showbizit dhe shoqërisë sonë”, shkruan Fjoralba.