Moderatorja e dashur për publikun, Bora Zemani, feston sot ditën e lindjes. bukuroshja brune mbush 31 vjeç dhe festën e ka nisur që në fundjavë, kur u nis për udhëtim me djalin, Arborin, partnerin e saj Donald Veshaj, miken e saj Semi Jaupaj dhe të afërm.

Ditën e sotme, aktori i njohur ka shpërndarë një foto të Borës bardh e zi, në dëborë, ku e uron me një dedikim të ëmbël:

“Për ty botën. Gëzuar ditëlindjen shpirt”.

Bora Zemani më pas e ka rishpërndarë këtë foto dhe shkruan për Donaldin: “Shpirti im”.