Georgina Rodriguez ka ndryshuar pothuajse të gjithë jetën e saj për hir të Cristiano Ronaldos, pas transferimit të tij në Al Nasr, ku familja u vendos në Riad. Megjithatë, rregullat në mbretërinë konservatore të Arabisë Saudite nuk janë shumë të lehta për partneren e futbollistit, e cila njihet për veshjet e saj seksi. Rodriguez i kërkohet të ndryshojë mënyrën e veshjes në publik dhe tani e tutje do të duhet të ndjekë rregulloren e mirësjelljes publike.
Ajo tashmë ka bërë përpjekje për t’iu përshtatur mentalitetit saudit, pasi pak ditë më parë u shfaq e veshur me shami e ndërthurur gjithmonë me stilin e saj personal. Me rastin e ditëlindjes së saj të 29-të, Georgina Rodriguez ka veshur sërish një fustan me dekolte dhe ka festuar me familjen e saj. Cristiano Ronaldo dhe 5 fëmijët e tij, dy prej të cilëve i ka me influenceren spanjolle, pozojnë pranë saj dhe pranë një torte të madhe të bardhë.
Në mbishkrimin e postimit të saj, Rodriguez shkroi: “29 vjeçe e rrethuar nga njerëz dhe njerëz të vegjël që i dua me gjithë zemër ♥️ Pafundësisht mirënjohëse Zotit për gjithçka. Faleminderit të gjithëve që gjetët pak nga koha juaj për të më uruar dhe për të më dërguar kaq shumë dashuri.”