Moderatorja Kiara Tito ka pësuar një incident brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Teksa ishte duke ecur ajo është rrëzuar në tokë dhe ka shpërthyer në lot nga dhimbjet.
Ajo ka qenë duke luajtur me karrige dhe në një moment është rrëzuar në tokë dhe ka shpërthyer në lot. Moderatorja i ka thënë banorja se ndjen shumë dhimbje të tmerrshme muskulore dhe të gjithë banorët janë afruar për ta ndihmuar.
“Kam dhimbje muskulare. Ju betohem, nuk tallem! Kam shumë dhimbje”, tha moderatorja e përlotur.
Menjëherë Vëllai i Madh i urdhëroi banorët që të mos ta lëvizin moderatoren pasi një ekip me mjekë po shkon drejt shtëpisë për tí dhënë ndihmën e nevojshme.
Janë vajzat Mikela dhe Tea ato të cilat po i qëndrojnë mbi kokë dhe sigurisht dhe Luizi i cili menjëherë ka shkuar drejt dhomës së gjumit për të marrë një jastëk për t’ja vendosur.