Imami Ahmed Kalaja ka reaguar në lidhje me burgosjen e influencuesit britaniko-amerikan, Andrew Tate. Ky i fundit u arrestua së bashku me vëllanë e tij, Tristan, muajin e kaluar si pjesë e një hetimi mbi akuzat për trafikim me qenie njerëzore dhe përdhunim, të cilat ata i mohojnë.
Në një reagim në rrjete sociale, hoxha i njohur i ka dalë në mbrojtje Tate-s, duke e cilësuar dhe ‘habibi’.
“Zot ruaje e mbroje habibin!
Amin!”, shkruan Kalaja, ndërsa ka postuar dhe një foto të Andrew Tate.
Megjithatë, postimi i Kalajës ka marrë shumë pëlqime. Më saktësisht, deri tani ka marrë mbi 7999 pëlqime dhe shumë komente, ku mes tyre kishte dhe nga ata zëra kritikë që shprehnin habi për këtë përkrahje.