Zamira Durma, cila humbi djalin në tragjedinë e Gërdecit, ndërsa ishte e ftuar ditën e sotme në “Zona Zero” me gazetarin Thimi Samarxhiu, ka reaguar në lidhje me vendimin e SPAK për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Durma tha se vendimi i SPAK “për shpërdorim detyre” ndaj Mediut, ishte si një goditje tjetër për të.
Dua drejtësi për djalin . SPAK më ka goditur sërish me dënimin për “shpërdorim detyre”.
Luan Hoxha duhet të thirret sërish në SPAK. Ku janë provat që shpërthimi ishte aksident teknologjik?
Janë shkatërrur 26 familje. Duhet të na qetësoni shpirtrat, kemi 15 vjet që presim”, tha Durma për “Zona Zero”.