Gjergj Cukali, i vendosur nën hetim për vendosjen e kamerave të sigurisë në mënyrë të palkigjshme në rrugët e Tiranës, është një personazh mjaft i njohur në botën e krimit teksa 2 vite më parë ai është shpallur subjekt i OFL. ‘Backgroundi’ i tij kriminal është shumë i gjerë/.
Në vitin 2004, ai ka qenë i akuzuar për pengmarrje. Më 24 nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit F.D., ngjarje e ndodhur në vitin 2004.
Ndërkohë në korrik të 2016, ai u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Tangent”, ku Cukali ishte drejtuesi i një rrjeti të shpërndarjes së kokainës. Atë kohë u proceduan penalisht 7 persona, ndërsa 9 të tjerë u arrestuan. Të arrestuarit ishin shtetas nga disa qytete të Shqipërisë, por edhe nga Kosova. Ndër ta kishte edhe të dënuar më herët për vepra të rënda penale.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin anëtarët e grupit dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Tiranës si “Myslym Shyri”, ish-Blloku, sheshi “Ëillson”, në rrugën “Ali Demi”, në zonën e Porcelanit dhe në rrugën e Elbasanit.
Gjergji Cukali, i njohur si “i forti i Myslym Shyrit”, kishte edhe një identitet tjetër, gjë që iu zbulua menjëherë pas arrestimit në vitin 2016. Ai përdorte identitetin Ergi Hoxha. Pasaporta biometrike, karta e identitetit dhe patenta me të njëjtin emër, iu sekuestruan nga policia, e cila ndaj Cukalit kishte ngritur edhe akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Ai u liroi nga Gjykata e Lartë për arsye shëndetësore.
Megjithatë Gjergj Cukali nuk qëndron dot larg telasheve. Në vitin 2018 arrestohet sërish për thyerjen e masës së sigurisë. 40-vjeçari “i dënuar me masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, është kapur në flagrancë larg banesës së tij pasi kishte shkelur vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”, njoftonte atë kohë policia e Tiranës. Policia e Tiranës njoftoi se ka bërë të mundur arrestimin e Gjergj Cukalit, ku është akuzuar për një vepër të rëndë penale, atë të vrasjes me paramendim. Hetuesit pretendojnë se kanë prova të forta që vërtetojnë përfshirjen e tij në vrasjen e ish-efektivit të policisë Arben Bilali me 30 janar 2019.
Gjergj Cukali akuzohet se ka porositur atentanin ndaj biznesmenit Gjon Mema. Më 9 shkurt 2021, në rrugën “Silvio Berluskoni” në Kamëz automjetit BMW të biznesmenit Mena iu vendos tritol i cili pas shpërthimit shkaktoi vetëm dëme materiale. Për antentin ndaj Memës në 2021 janë arrestuar Gjergj Cukali, 42 vjeç i njohur si i forti i “Myslym Shyrit, si edhe dy vëllezërit, Enver Jamaku, 33 vjeç, dhe Ermond Jamaku, 24 vjeç.
Cukali akuzohet si porositësi i këtij atentati të dështuar për eleminimin fizik të Menës, ndërsa dyshohet se ka paguar vëllezërit Enver dhe Edmond Jakimi për atentatin. Prishja e pazarit për vendosjen e tritolit biznesmenit Gjon Mena në Kamëz ka ndihmuar hetuesit të identifikojnë autorët. Deklarimet e vëllezërve Enver dhe Edmond Jakimi në 26 shkurt 2021 se Gjergi Cukali u kish premtuar atyre 30 mijë euro po u kishte dhënë vetëm 2 mijë. Enver dhe Edmond Jakimi kanë deklaruar para trupës gjykuese më 26 shkurt 2021 se Cukali u kishte premtuar atyre 30 mijë euro po u kishte dhënë vetëm 2 mijë.