Në 77-vjetorin e themelimit të klubit të Partizanit, ishte dhe ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, i cili ka uruar ish-skuadrën e tij.
Këtë gjë ka zgjedhur ta postojë dhe Partizani, me Taren që mban në dorë një fanellë me emrin e tij dhe numrin 77.
“Igli Tare senator i kuq. Ish sulmuesi nuk e harron Partizanin. Igli Tare ish sulmuesi ynë dhe i ekipit tonë kombëtar mbetet një nga mbështetësit special të Partizanit.
Në prag të 77 vjetorit të themelimit të FK Partizani, Tare aktualisht në detyrën e drejtorit sportiv të Lacios përcjell urimin e tij për klubin ku nisi karrierën si futbollist profesionist”, shkruan klubi në postimin në Instagram.