Ilir Shaqiri, i cili doli fitues në “Big Brother VIP 2022” ka komentuar për herë të parë spektaktilin e këtij viti. Teksa ka zhvilluar një “Ask Me” në llogarinë tij në “Instagram”, ai është pyetur rreth Luiz Ejllit, balerini përgjigjet:

“E kam komshie në Romë, vajzë e mirë.”

Pas kësaj, ai është pyetur sërish nga një tjetër ndjekës nëse e ka inat Luizin bazuar në komentin e mëparshme që bëri, por balerini është ‘tërhequr’ duke thënë se nuk ka pse të bëjë ironi teksa uroi dhe suksese.

“Nuk kam pse bëj ironi me dikë që nuk njoh dhe nuk shoh. Riferimenti qe komplet kazual me dikë tjetër. Suksese të gjithëve”.