Kiara Tito teksa ka biseduar me Amosin, ka folur si rrallëherë për lidhjen e dashurisë që ka pasur me këngëtarin Butrint Imeri. Dukej qartë që moderatorja po fliste për Butrintin pasi përmendi që asokohe ishin 20 vjeç dhe moshatarë.

“Ne kemi qenë shumë të vegjël, 20 vjec të dy. Ishim moshatar. Ai ishte njeriu i duhur por në kohën e gabuar. Ne kemi folur por për rikthim nuk kemi biseduar”, u shpreh Kiara. Butrinti gjithashtu i ftuar disa javë më parë në “Zemër Luana”, foli për ndarjen e tyre.

“Nuk ka pas asnjë arsye pse jemi ndarë, por ajo ka shkuar në rrugën e saj unë në rrugën time”, tha këngëtari.