Katër persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale. Policia e Tiranës në njoftimin zyrtar bën me dije se ka rënë në pranga 32-vjeçari pasi iu gjetën dhe sekuestruar gjatë kontrollit, kokainë.
Ndërsa një 20-vjeçari banues në Laç me inicialet B.M., iu sekuestrua një grusht metalik.
Njoftimi: Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
– F. D., 32 vjeç, banues në Has, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në automjet i gjetën një fenelinë si ato të Policisë;
– A. K., 30 vjeç, banues në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin B. M., 20 vjeç, banues në Laç, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti metalik.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin I. T., 24 vjeç, banues në Kavajë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. Ç., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.