Mëngjesin e sotëm Kiara Tito pasi është zgjuar dhe është bërë gati, ka ftuar Luiz Ejllin për të pirë së bashku kafen. Këngëtari i njohur u habit dhe duke qeshur i thotë “nuk je mirë, hajde pimë kafe pas 1 muaji. Zemra mal mua. Vdeksha unë për ty”.
Kur Kiara qesh ai shtoi: “Ja pra këtë buzëqeshje dua unë”.
Më pas ata kanë gjetur pak kohë që të bisedojnë më njeri-tjetrin. Luizi po i tregonte se çfarë i kishte thënë një banor për raportin e tyre.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Tha se ‘ajo do kishte ikur prej shtëpisë, mos t’u merreshe ti me të. Kishte dalë disa herë gjatë javës së kaluar’. Nuk ka asnjë lloj interesi për ty, nga ana siç e do ti.
Kiara: Nga ana e lojës, jam e frikshme
Luizi: A je?
Kiara: Shenjë nga lart (pati bubullima). Ça mund të ndjenjë dy njerëz me njëri-tjetrin nuk mund t’i ndjejë dot një i tretë. Ma beso këtë gjë. Nëse të flas, mund të flas për të të ndikuar keq se në këtë pikë që ti je, mund të ndikohesh për keq. Siç po ndikohesh sepse herë pas here mërzitesh dhe të ngel hatri për budalliqe. Do të besosh se çfarë të thonë të tjerët, vazhdo. Do të marrësh këshilla nga të tjerët, vazhdo. Je i lirë të bësh çfarë të duash. U lodhe? Lodhu sa të duash nuk më intereson fare.
Luizi: Nuk të intereson?
Kiara: Nëse lodhesh me kaq, imagjino për gjëra të tjera ça mund të bësh.