Urani mund të sjellë shpërthimin e gjithçkaje që jeni përpjekur ta mbani të fshehtë ose ta shmangni. Është një javë e përqafimit të ndryshimeve kjo që po vjen dhe e marrjes së vendimeve apo thënies së së vërtetës. Disa nga shenjat këtë javë, më në fund do shikojnë vlerat dhe të mirën e tyre. Po, edhe nëse kjo do të thotë t`i jepni fund lidhjes tuaj.
Cilat janë këto shenja?
1. Demi
Periudhat retrograde janë zakonisht një kohë për reflektim të qetë dhe më shumë punë të brendshme. Çështjet romantike nuk do të injorohen më. Do të ndjeni se keni qenë të shtypur dhe nuk mund të frenohet më, kështu që gjërat priren të lëvizin më shpejt. Do të kuptoni që nuk ka ku vazhdon më kjo marrëdhënie.
2. Bricjapi
Mërkuri ka qenë në Bricjap që nga fillimi i dhjetorit dhe është kthyer në retrogradë pak para fundit të vitit. Mërkuri është planeti që sundon mendjen. Bricjapi ka qenë i shqetësuar për stabilitetin dhe sigurinë e situatave dhe marrëdhënieve të ndryshme brenda jetës suaj. Duke qenë mërkuri në Bricjap do të thotë që ju keni reflektuar se si komunikoni dhe krijoni lidhje. Gjatë kësaj kohe, ju është kërkuar të përqendroheni më shumë në atë se si ndiheni sesa në atë që mendoni. Tani ka ndryshuar dhe ky ndërgjegjësim mund t`ju çojë në marrjen e një vendimi final.
3. Binjakët
Mërkuri dhe Urani do të sjellin disa momente të vështira në marrëdhëniet tuaja. Urani po gërmon në thellësitë e nënndërgjegjes tuaj, duke nxjerrë në dritë çështje të rëndësishme. Këto mendime do t`ju bëjnë edhe juve të merrni vendime.
4. Dashi
Është e vështirë të përqendrohesh në çështje romantike kur kaq shumë gjëra po ndodhin në jetën tënde. Çështjet e komunikimit do të jenë në qendër të vëmendjes. Mërkuri dhe Urani janë të drejtpërdrejtë këtë javë dhe do të ketë një fokus të fortë në karrierë dhe çështje financiare gjithashtu. Një ndarje mund të ndodhë së shpejti edhe pse për ju mund të jetë e vështirë ta besoni.