Kryefjala e mbrëmjes së djeshme padyshim që ishte “sëmundja” e një prej banorëve të shtëpisë së Big Brother Vip, Luiz Ejlli. Pas përfundimit të prime-t, Kiara Tito mori një vendim në lidhje me marrëdhënien me Luizin.
“Nuk dua të kem më asnjë lidhje me ty gjatë qëndrimit në shtëpi. Kam punuar shumë për imazhin tim. Nuk mund të ma njëllosësh ti. U duka si budallaqe. Nuk e kuptoj pse zgjodhe ta bësh pikërisht me mua këtë gjë.”- ka thene Kiara.
Luizi shprehet vazhdimisht se nuk mund të flas më tepër aty, duke i premtuar që jashtë shtëpisë do ketë një shpjegim.
“Fola se kam nje arsye shumë të madhe. Unë kisha gjithë vëmendjen, pse duhet ta bëja unë diçka të tillë?
Për këto gjëra jam penduar më shumë, nuk arrita kurrë të fitoj ty, madje tani të humba tërësisht. Do gjykohem shumë nga njerëzit dhe ndoshta me të drejtë. I bëra vetes autogol. Por kaq mund të flas këtu.”
Rasti i Luizit, ka përfshirë shumë njerëz, pasi situatat rrodhën në një mënyrë të çuditshme.