Cristiano Ronaldo do të marrë shumë përfitime nga Al-Nasr.

Përveç pagës prej 90 milionë dollarë në vit, e cila mund të jetë deri në 200 milionë dollarë me marrëveshje sponsorizimi klubi saudit i ka ofruar portugezit një sërë lehtësish.

Sipas Marca, kontrata e 37-vjeçarit përfshin akomodimin në një pallat luksoz, një aeroplan për fluturime drejt Portugalisë dhe Spanjës, si dhe vëmendje të shtuar për të gjitha nevojat e Ronaldos dhe familjes së tij.

Më herët u raportua se Cristiano do të ketë të drejtë të ndryshojë trajner në Al-Nasr.