Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, komentoi mënyrën e bërjes së opozitë të bashkëshortit të saj Ilir Meta.

Kryemadhi tha se Meta tregoi gjatë kohës që ishte në president të parashikonte të gjitha pasojat që do të vinin si pasojë e braktisjes së zgjedhjeve lokale dhe djegies së mandateve.

Kryemadhi theksoi se Meta është një politikan që njeh shumë mirë realitetin politik shqiptar, njeh kundërshatrët dhe mund të bëjë edhe i vetëm një opozitë shumë të fortë.

“Unë nuk jam askushi që ta gjykoj për opozitën që bën zoti Meta. Faktet treguan se qëndresa e tij e fortë apo kundërshtimi permanent që ai i bëri bojkotit të zgjedhjeve lokale apo djegies së mandateve, tregoi se ai kishte të drejtë, tregoi që është vizionar dhe që e njeh politikën.

Eksperienca e drejtimit të institucioneve të ndryshme e bëjnë që jo vetëm ai të njohi realitetet shqipatre dhe sjelljet politike të individëve të ndryshëm, si zoti Rama apo zoti Basha, por ajo që e karakterizon e të qënit shtetar e bëri që të gjente dhe pasojat që do vinin më pas. Çfarë tha ai doli, pavarësisht se ne mund të ishim euforik në djegien e mandateve.

Mendoj se është një nga njerëzit që bën opozitën më të fortë edhe kur është i vetëm”, tha Kryemadhi.

Sipas Kryemadhit, Meta është njeriu që e ka sjellë në pushtet Edi Ramën dhe njeriu që e ka hequr nga pushteti.

“Se përjashtojnë dot Ilir Metës s’e kanë 30 vjet që duan dhe s’kanë ç’i bëjnë. Problemi i tyre është dhe ka qenë gjithmonë Ilir Meta se ai e ka sjellë në pushtet, ai e ka hequr nga pushteti Edi Ramën.

Në vitin 2000 Meta si kryeministër e bëri Ramën kryetar bashkie, në 2003 kur Nano donte ta hiqte e mbështeti përsëri, në 2007 pa LSI s’e merrte dot bashkinë”, tha Kryemadhi.