Sali Berisha është ndalur në fjalën e tij edhe për bashkimin e Partisë Demokratike. Ai tha se tashmë i kanë marrë vendimet, por nuk i bëri publike.
“O do e zgjidh ky grup, se janë 620 mijë votues që kanë votuar për opozitën, këta nuk duan të na lejojnë fjalën dhe kontrollin dhe ne do i zgjidhim. Me të gjitha format. Sot foli opozita, këta përpiqen që opozita të mos flasë, por nuk do e realizojnë më. Ne kemi marrë vendimet tona dhe ju do i njihni dora dorës, këta kërkojë të mohojnë çdo gjë. A mund të imagjinoni në botë që kryeministri të përjashtojë 4 deputet të opozitës, atëherë ne do i përgjigjemi. Do i përgjigjet me të gjitha format demokratike, nuk do mund të kufizohet jashtë caqeve ligjore dhe kushtetuese fjala në parlament”, tha Berisha.