Ditëve të fundit në media është shkruajtur pafund për krisjen e marrëdhënies mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, aludime të cilat morën fund, në momentin e publikimit të një video në rrjetet sociale.
Por pas kësaj Besi ka bërë për herë të parë deklaratën e tij në “Zemër Luana”. Gjatë lojës mjaft të njohur në rrjete sociale, ku Olsi e Besi duhet të tërhiqnin letrën pa derdhur kafen Besi ka humbur sfidën dhe duhet ti përgjigjej një pyetje.
Fillimisht Besi ka treguar historinë e një vajze e cila dëshironte të largohej nga qyteti i saj edhe pse e donte shumë vetëm nga paragjykimet e fjalët e njerëzve.
E duke e lidhur me këtë Besi është shprehur shumë I irrituar kundrejt njerëzve që shpifnin gjëra të pavërteta dhe madje ka përfunduar duke thënë: “Unë e dua familjen time, dua vajzën dhe gruan time, e për të gjitha portalet ju q** r**”, tha Besi.