Roma thyen 1-0 Genoa-n duke siguruar një biletë për në çerekfinalet e Kupës së Italisë, ku do të përballet me fituesin e çiftit Napoli-Cremonese. Në stadiumin Olimpik, djemtë e Jose Mourinho-s kishin gjithçka në kontroll, ndeshja u zhvillua me një drejtim ku Dybala me shokë provuan në çdo formë të zgjidhin ndeshjen, provoi në dy momente edhe Marash Kumbulla, i hedhur në fushë si titullar dhe 90-minuta në fushë.
Qendërmbrojtësi kuqezi zhvilloi një ndeshje perfekte, i vlerësuar me notën 6,5:
“Komandon mbrojtjen me personalitet dhe lidership si një veteran, në mbrojtje Roma nuk rrezikoi asgjë”, shkruajnë mediat.
Në minutën e 64-të, Dybala me një aksion personal dërgoi topin në rrjetë me “dhunë” duke i dhuruar verdhekuqve një biletë për më tej. Jose mourinho në përfundim të sfidës u ndal fillimisht te Dybala:
“Ai ka një tjetër parfum, kur ai është luhet një tjetër muzikë. E vetmja gjë që nuk më pëlqeu në këtë sfidë ishin disa vërshëllima ndaj Zaniolo, i kërkojë tifozëve të mos e bëjnë më”, u shpreh Mourinho duke u ndalur më pas te oferta e Portugalisë për të marrë drejtimin e ekipit përfaqësueses:
“Dua të falënderoj presidentin e federatës portugeze, ajo që më tha më bën të ndihem krenar. Nuk më tha se jam zgjedhja e parë, por më tha se jam zgjedhja e tij e vetme dhe se do bënte gjithçka për të më rikthyer në shtëpi, kjo për mua është një vlerësim shumë i madh, por unë nuk ika jam këtu, kjo më intereson”, u shpreh Mourinho pas ndeshjes.