Përveç se një eksperiencë speciale në jetën e saj, “Dancing With The Stars” i solli këngëtares Elhadia Dani edhe dashurinë. Ajo u dashurua me balerinin e saj Ledian Agalliaj.
Por kjo lidhje mori të tjera përmasa në media kur në vëmendje u risoll historia e shkuar e dashurisë së balerinit. Lediani ka qenë për rreth 10 vite i fejuar me bjonden bukuroshe, por dyshimet se ndarja me të erdhi pas njohjes me Elhaidën bënë që rrjeti të shpërthente.
Lidhur me raportin e dyshes ka reaguar edhe babai i Ledianit, koreografi i njohur, Pëllumb Agalliaj. Ai thënë në Abc se Elhaidën nuk e ka takuar ende, por që si çdo prind do lumturinë e fëmijës. Ai ka preferuar të mos flasë më gjatë për këtë marrëdhënie, duke u shprehur se nuk i pëlqen të ndërhyjë.
“Nuk ka natë që mos të flasim bashkë. Veprimi i tyre është mes tyre dhe unë nuk mund të ndërhyjë në këtë muhabet. Është dëshira e tyre dhe unë nuk ndërhyjë mes tyre. Me thënë të drejtën çdo prind do që ta shoh fëmijën e tij të lumtur. Me thënë të drejtën, unë nuk kam pasur asnjëherë kontakt, ka inçizuar disa klipe, është këngëtare shumë e mirë me vlera artistike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për botën. E kam shumë të vështirë, të jap mendim për këto gjëra se i zgjidh vetë rinia”, tha Agallijaj.