Një nga personazhet më të komentuar dhe të pëlqyer të momentit, është këngëtari Luiz Ejlli. Me hyrjen e tij në “Big Brother VIP”, arriti të kthehej në qendrën e vëmendjes, duke u bërë një fenomen në rrjetet sociale. Para se të bëhej pjesë e reality show-t, Luizi numëronte vetëm 2 mijë ndjekës në “Instagram” dhe tani në më pak se një muaj ka kapur shifrën e 298 mijë ndjekësve.
Me dinamikat që ka krijuar brenda shtëpisë së famshme, me humorin e tij apo dashurinë ndaj moderatores Kiara Tito, Luiz Ejlli është një nga emrat që në mediat sociale lakohet si fitues i këtij edicioni. Që në ditët e para të spektaklit, Ejlli trazoi rrjetin me një rrëfim ku shprehej se vuante nga një sëmundje e rëndë, të cilën më pas e mohoi, duke bërë që të kishte aludime se po bëheshin skenare, dhe se në të vërtetë këngëtari ishte i sëmurë. Pas kësaj u shtua edhe më shumë mbështetja ndaj tij, ku dhjetëra mbështetës të këngëtarit, qëndruan jashtë mureve të “Big Brother VIP”.
Pavarësisht sulmeve që i janë bërë këngëtarit, ai vijon të jetë një fenomen në rrjetet sociale. Simpatizantët janë të shumtë, ku disa prej tyre madje i kanë dedikuar edhe këngë Luiz Ejllit. Këtë e tregon edhe videoja e mëposhtme.