Vitet kanë kaluar dhe të dy ecin në rrugë të ndara, por këngëtari Luiz Ejlli ka të njëjtat poza kur vjen puna te vajza që pëlqen. Në rrugëtimin e ri që ka nisur në Big Brother VIP e ka shprehur hapur pëlqimin me Kiara Titon.
Ditën e djeshme, para se të niste spektakli po qëndronin me njëri-tjetrin dhe vendosën të pozonin para kamerave. Mes fotografive donin të kishin një moment sensual, ku Kiara mori pozë por Luizi i ndryshoi pozicion duke i hedhur duart rreth trupit të Kiarës.
“Dukemi si çift i sapo fejuar”, i tha Luizi ndërsa të dy qeshën. Por nëse bën një kërkim në rrjet të Luiz Ejllit me vajzën e Jozefina Topallit del se këngëtari ka mbajtur të njëjtën pozë në kohën kur ishin të lidhur me njëri-tjetrin.