Luiz Ejlli ka qenë duke kënduar sot në shtëpinë e BBV Albania. E gjeni dot këngën e kujt? Pikërisht një këngë të Butrint Imerit, dhe e pranishme ka qenë edhe Kiara Tito.
“Ti ki me lyp dikë si unë!”, këndoi Luizi.
Por menjëherë reagoi Kiara.
“Pa lidhje fare! Të lutem shumë mos i përmend më këto! E di vetë ti, s’po e zgjas më shumë!”-tha moderatorja.
Prezantuesja Kiara Tito është në qendër të vëmendjes në BBV Albania. Së fundmi, ajo ka qenë duke biseduar me Amosin, ku ka folur për lidhjen e dashurisë që ka patur me këngëtarin Butrint Imeri.
“Ne kemi qenë shumë të vegjël, 20 vjec të dy. Ishim moshatar. Ai ishte njeriu i duhur por në kohën e gabuar. Ne kemi folur por për rikthim nuk kemi biseduar”, ka thënë Kiara. Moderatorja e njohur, Kiara Tito po merr një vëmendje të madhe së fundmi, që pas hyrjes së saj në shtëpinë e BBV Albania. Ajo ka rrëfyer edhe një moment mjaft të vështirë nga jeta e saj, ku iu desh të merrte një vendim të rëndësishëm.
Ajo ka treguar nder te tjera se u kthye në Shqipëri pasi prindërit e saj nuk kanë patur mundësi për t’i paguar studimet.