Sot banorët e BBVA kanë bërë provat e tyre për sfidën e javës.
Pas përfundimit të provave, Luizi dhe Kiara kanë shkëmbyer përsëri disa fjalë pas debatit të sotëm.
Por, përkundër se gjatë ditës të dy kanë debatuar rreth asaj se Luizi po i bën presion Kiarës për ta puthur, kur kjo e fundit ka thënë se i duhet hapësirë dhe kohë, pas provave të dy kanë shkëmbyer fjalë të mira mes vete.
Luizi i është afruar sërish Kiarës, por i ka thënë se nuk do ta puth, pasi që ajo ka kërkuar hapësirë dhe kohë, ku Luizi e kishte ngacmuar duke i thënë se do të lë të qetë deri sa të dalim jashtë.
Ai i ka thënë Kiarës se do ta puth sapo të dal jashtë.
“Sapo të dalim. Më beso, këtu brenda do të lë të qetë, por sapo të shkel këmba jashtë kësaj dere, për Zotin. Po të them, se nuk të kam premtuar asgjë por tani po të them e ke të sigurt këtë gjë”, i ka thënë Luizi-Kiarës, derisa kjo e fundit po qeshte.
“Pse thua?”, pyeti Kiara-Luizin.
“Sepse është bërë shumë, një muaj tani kam duruar”, ka deklaruar Luizi duke qeshur.