Disa njerëz kanë shumë durim, ndërsa të tjerë irritohen shumë lehtë. Ata zemërohen për gjënë më të vogël.

Edhe pse nuk janë të këqij dhe s’shkaktojnë probleme, shpërthimet e tyre shpesh na vënë në siklet dhe turpërojnë.

Nëse edhe ju keni një person të tillë në jetën tuaj dhe pyesni veten pse ai është kaq nervoz, ndoshta shenja e tij e horoskopit do t’ju japë përgjigjen.

Lexoni për të parë se kujt shenje zodiaku i përkasin ata që nuk mund ta kontrollojnë zemërimin e tyre

Dashi

Dashi e do lirinë dhe zemërohet shumë kur dikush përpiqet ta kufizojë ose ta kontrollojë. Fjalët e tyre kur bëhen nervoz janë mjaft të ashpra, ndërkohë që mezi i kontrollojnë emocionet kur debatojnë.

Demi

Kokëfortë dhe gjaknxehtë, Demi bezdiset lehtësisht. Kur vendosin për diçka, mendimi i tyre nuk ndryshon dhe ata do t’i përmbahen, edhe nëse rezulton se është e gabuar. Kur zemërohen, veprojnë në mënyrë impulsive edhe pse më vonë mund të pendohen.

Akrepi

Ata mund të dinë diçka dhe presin që personi tjetër ta zbulojë atë, vetëm që të mund të hakmerren. Megjithatë, kur është i zemëruar nuk ka asgjë që e pengon. Do të bëjë gjithçka për t’ia dalë dhe nëse dikush e kundërshton atë që thotë, nuk do të hezitojë t’ia tregojë.