Tenisti grek Stefanos Tsitsipas, numri 4 në botë, dhe ai serb Novak Djokovic, numri 5, janë dy finalistët e grand slam të Australian Open. Kjo është hera e parë që Tsitsipas shkon në finalen e këtij turneu, aty ku serbi ka fituar 9 herë e kërkon suksesin e dhjetë.
Dy tenistët janë përballur edhe vjet në finalen e Wimbledon, ku Djokovic fitoi pa shumë probleme. Për pasojë, greku synon hakmarrjen dhe të fitojë për herë të parë në karrierën e tij një grand slam. Në gjysmëfinale, Tsitsipas mundi 3-1 rusin Karen Khachanov.
Një ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar, por përvoja dhe aftësitë e grekut bënë diferencën në fushë. Më ë lehtë fitorja e Djokovic, që në gjysmëfinale eliminoi surprizën amerikane Tommy Paul, duke fituar 3-0. Numri 35 në botë rivalizoi vetëm setin e parë. Finalja do të luhet ditën e diel.
Te Femrat, tenistja kazake Elena Rybakina, numri 22 në botë dhe ajo bjelloruse Aryna Sabalenka, numri 5 në botë, janë dy finalistet që do të përballen të shtunën. Nëse emri i Sabalenka ishte mes kandidateve kryesore, ai i Rybakina është deri diku një surprizë, por që konfirmon momentin e mirë që po kalon. Bjellorusja nuk ka humbur asnjë set në këtë turne. Për të dyja tenistet është hera e parë në finalen e një grand slam-i.