Milani do të kërkojë trofeun e parë këtë vit në derbi përballë Interit për Superkupën e Italisë që do të luhet në Riad të Arabisë Saudite. Në konferencën përpara sfidës, trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, u shpreh se skuadra e tij do të japë maksimumin dhe do të lërë pas rezultatet e fundit.
Si është gjendja e ekipit?
Ne duhet të paraqitemi mirë, është një ndeshje e rëndësishme. Po luajmë kundër rivalit tonë. I mundëm në kampionat dhe në dy derbet e fundit. Ato ishin ndeshje që na përballën me disa vështirësi, gjë që do të ndodh sërish ditën e nesërme.
Është një derbi i hakmarrjes?
Fitorja është e rëndësishme. Ne e nisëm vitin e kaluar dhe duhet të vazhdojmë me këtë vazhdimësi. Mund të na rrisë nivelin tonë dhe mentalitetin e fitores. Java e kaluar nuk ishte më e mira, por nesër është një ndeshje komplet tjetër. Derbi shkruan histori në vetvete dhe me një trofe të tillë e ngre akoma dhe më shumë vlerën e kësaj ndeshjeje.
A vjen më i fortë Inter?
Ndeshjet e kampionatit nesër nuk do të numërohen. Nesër do të luajmë me entuziazëm dhe energji. Jemi këtu me meritë dhe do të luftojmë për atë.
A ka Interi ndonjë pikë të dobët?
Ata kanë disa pika të dobëta, por unë nuk do ju a them.
Si e komentoni mbërritjen e Ronaldos këtu?
I ka dhënë prestigj futbollit të Arabisë Saudite.
Kohët e vështira krijojnë njerëz të fortë…
Në karrierën time kam mësuar nga eksperiencat negative. Nuk mendoj se Milani po kalon një moment të vështirë. Është nder dhe krenari të jesh këtu./PANORAMASPORT.AL